Ylli i skuadrës braziliane, Paulo Henrique Ganso, dëshiron ti bashkohet skuadrës italiane të Milan.
Ganso ka hedhur poshtë një ofertë të re të mërkurën dhe Santos kanë raportuar se Milan dhe Inter kanë kthyer kokën nga lojtari.
“Ganso dëshiron të lëvizë për në Evropë, është i qartë dhe ia ka shprehur qartë Santosit,” tha investitori i ti Thiago Ferro.
“Nuk është problemi i parave, nëse ai dëshironte para, ai do të kishte pranuar ofertën e re të Santosit.”
“Kjo është një ëndërr e djaloshit i cili dëshiron të luaj në Evropë, më saktë në Itali dhe preferenca e tij është për Milanin.”
“Ne nuk e dimë nëse ai mund ta realizojë këtë ëndërr në dy muaj, gjashtë muaj apo një vit.”
“Problemet shfaqen kur klubi ka një ide dhe lojtari ka një tjetër, por ne jemi të sigurt që në pak ditë do t’i përfundojmë të gjitha dhe shpresoj që të gjithë do të jemi të lumtur.”
Thursday, 14 April 2011 07:32