Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho nuk mund të paramendojë ndonjë marrëveshje me AC Milan për Cristiano Ronaldo.
Presidenti i AC Milan, Silvio Berluskoni, ka qenë duke i ushqyer thashethemet se ekipi i tij do të bëjë një ofertë për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon këtë verë.
Ekzistojnë gjithashtu raporte se Mourinho do të zëvendësojë Roberto Mancinin në stol tek City Manchester.
“Unë te Manchester City, krejtësisht e pamundur. Unë nuk do të them se është e pamundur për Cristianon, sepse Berlusconi si gjithmonë dëshiron të bëjë diçka krejtësisht të çmendur, por unë mund të them se Reali nuk dëshiron ta shesë atë.”
Ndërsa, trajneri i Milanit, Allegri, nuk është i befasuar në Berlusconin, sepse ky i fundit gjithmonë dëshiron lojtarë të klasit të lartë.
Thursday, 14 April 2011 07:26