Napoli mendon për rifreskim të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Napoli është duke u përgatitur për tregun e transferimeve në verë dhe është duke e marrë në konsideratë transferimin e yllit të skuadrës Shakhtar Donetsk, Douglas Costa.
Braziliani i etiketuar si ‘Ronaldinho i ri “, ka qenë në formë të mirë në Evropë në këtë sezon për klubin ukrainas.
Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentis, e ka identifikuar 20-vjeçarin si të preferuar dhe është duke planifikuar një veprim për ta sjellë atë në San Paolo Stadion.
Costa është transferuar nga Gremio te Shakhtar në janar 2010, për një tarifë që besohet të jetë 6 milion euro dhe ,nëse Napoli e dëshiron lojtarin, duhet t’i derdhë në arkat e klubit ukrainas hiq me pak se 10 milion euro.
Klubi i Napolit është duke vëzhguar lojtarë edhe nga La Liga, siç janë Borja Valero nga Villarreal, Ruben Perez nga Deportivo, Raul Garcia nga Atletico Madrid dhe Javi Martinez nga Athletic Bilbao.
Wednesday, 13 April 2011 14:23