Pavel Nedved i ka thënë presidentit Andrea Agnelli të marrin në konsideratë trajnerin Louis Van Gaal për të ardhmen.
Van Gaal u shkarkua nga Bayern Munich javën e kaluar, por mbetet në mesin e trajnerëve më të mirë në botë.
Nedved ka folur me Agnellin në lidhje me situatën në klub dhe beson se Van Gaal do të jetë një alternativë e mirë.
Nedved i ka kërkuar gjithashtu Agnelli për të shqyrtuar mundësinë e rikthimit të Zlatan Ibrahimoviqit në klubin torinez.
Ibra është i huazuar nga Barça te AC Milan, por klubi rossoner e ka mundësinë e blerjes së kartonit të suedezit.
Juve mund të gjejë gjuhë të përbashkët me Milan, për ta paguar kartonin e Ibrës që kapë vlerën e 24 milion eurove.
Wednesday, 13 April 2011 11:48