Gerard Pique mendon se zhgënjimi dhe frustrimi i Ibrahimovic rrjedh nga largimi i tij nga Barcelona.
Pique beson se Zlatan Ibrahimovic dëshironte të ishte në La Liga dhe thotë se aj vuan pse nuk luan në Camp Nou.
Sulmuesi i Suedisë ka shënuar 14 gola në 28 ndeshje ne Seria A për klubin e tij, por u dërgua jashtë fushës në fundjavë, pasi fyeu ndihmës-arbitrin gjatë fitorës 2-1 të Milanit në Fiorentina.
Ky ishte kartuçi i dytë me radhë, pasi lojtari sapo ishte kthyer nga një ndalim i mëparshëm, pas grushtimit të tij në Marco Rossin muajin e kaluar.
29-vjeçari ka marrë një dënim për tre javë për veprimet e tija, veprime këto të apeluara nga klubi kuq e zi.
“Unë mendoj se i gjithë ky frustrim i Ibrës ka të beje me Barcelonën dhe kjo është ajo që e nervozon Ibrahimoviçin,” i tha Pique La Gazzetta dello Sport.
“Unë nuk mendoj se ai bëri diçka të gabuar. Ai shënoi shumë gola dhe e kemi fituar ligën së bashku.”
“Unë nuk mendoj se Ibrahimovic ishte një dështim, situata ndryshoi vetëm se Pep Guardiola bëri një zgjedhje. Një vit më parë ai mendonte se Ibrahimovic do t’i përshtatët stilit tonë por ndodhi e kundërta”
“Une nuk mendoj se Ibra duhet të zhgënjehet pasi që Milan është në krye të tabelës dhe çdo lojtar dëshiron të vesh fanellën e një klubi me një histori të jashtëzakonshme siç është Milan” perfundoi Pique.
Tuesday, 12 April 2011 15:21