Megjithëse vetëm pake ditë me parë ylli i Spurs, Gareth Bale, ka nënshkruar kontratë të re, gardiani i skuadrës angleze Tottenham, Gomes, ka frikën që nëse Spurs nuk e përfundon sezonin në top katërshen e parë, atëherë mund ta humbasin mesfushorin me tipare sulmuese, uellsianin, Gareth Bale.
“Kur skuadra luan në Ligën e Kampionëve, çdo lojtar dëshiron të nënshkruajë për Spurs,” tha braziliani.
“Ndoshta pa Ligën e Kampionëve është pak e vështirë për të nënshkruar me lojtarë shumë të mirë, dhe gjithashtu për të mbajtur lojtarët më të mirë. Gareth është i rëndësishëm për ne.”
Bale ishte i lidhur me Manchester United dhe Liverpool në fundjavë, mirëpo Spurs duhet të përfundojnë në top-katërshe për ta mbajtur atë.
Ndërsa Man Utd. janë konsideruar si favoritë për Bale, tash e tutje do ta kenë konkurrencën e rivalit të përbetuar Liverpool.
Tuesday, 12 April 2011 09:16