Tiranë -Pasi është përcaktuar data 19 maj si dita kur do të luhet finalja e edicionit të 59-të të Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Tiranës, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së mund të ndryshojë edhe formatin e saj për sezonin e ardhshëm.
Në fakt formati i ri mund të kalojë nga ndeshjet me eliminime direkte në sistemin e ndeshjeve në grupe. Kupa e Shqipërisë në kompeticionin e saj jubilar, të 60-in, është shumë e mundur të mos zhvillohet më me skemën e mëparshme. Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që të ndryshojë modelin e zhvillimit të saj, duke e bërë me sistem grupi, gjë që nënkupton se do të ketë më shumë ndeshje. Eliminimi direkt me ndeshje vajtje-ardhje nuk do të praktikohet më tej.
Pas turit eliminator, 14 ekipet më të mira dhe dy më të mirat e Kategorisë së Parë do të ndahen në 4 grupe me nga 4 skuadra. Dhe dy më të mirat do të kualifikohen për me tej. Secila skuadër do të luajë vetëm një herë me secilën skuadër tjetër në grup.
Mendohet se ketu mund të bëhen ndeshje me eleminim direkt dhe jo me vajtje-ardhje, derisa të dalin dy skuadrat finaliste që gjithashtu do të luajnë një ndeshje finale.Megjithate formati i tetë skuadrave të fundit nuk është vendosur perfundimisht dhe do të diskutohet me tej në takimin e radhës, ku do të përcaktohet çdo detaj.
Në këtë mënyrë synohet që Kupa e Shqipërisë të bëhet më tërheqëse edhe në raundet e para dhe jo vetëm kur arrijnë ndeshjet gjysmefinale siç ndodh zakonisht.
Monday, 11 April 2011 12:58