Provat e para zyrtare të sezonit të Formula 1, konfirmojnë skuadrën Red Bull me kampionin e botës, Sebastian Vettel si pretendentët kryesorë të këtij sezoni.
Gjermani goditi në shenjë që në pistën e Melbourne për ta filluar vitin 2011 aty ku e la ne 2010-tën. Gjermani regjistroi pole positionin e pare të sezonit, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim vendin e parë në radhën e nisjes. Makina Red Bull nuk tregoi për asnjë moment pasiguri edhe pse këtë vit gomat mbajnë firmën Pirelli dhe jo Bridgestone.
Vendi i dytë mund të konsiderohet surpriza e së shtunës, pasi Ljuis Hamilton i McLaren edhe pse me rreth një sekonde larg gjermanit, la pas pilotin tjetër të Red Bull, Mark Webber. Katërshja e parë plotësohet nga një tjetër britanik, ai është ish kampioni i botës Jenson Button me McLaren, cka përgënjeshtron deklaratat e dy pilotëve të kësaj skuadre, të cilët u shprehën pesimistë për paraqitjen e makinës në këtë sezon.
Zhgënjyese mund të konsiderohet koha e Fernando Alonsos, i cilësuar si një nga pretendentët kryesorë të këtij sezoni. Spanjolli me Ferrari regjistroi kohën e pestë më të mirë, por e shtuna për të mund të shkonte edhe më keq duke parë kohët e dobëta të regjistruara në dy sesionet e para kualifikuese.
Shoku i tij i skuadrës, Felipe Massa niset nga vendi i tetë, ndërsa mes dy ferraristëve ndodhen Vitaly Petrov me Lotus Renault e Nico Rosberg, i cili shpëtoi nderin e Mercedes GP, pasi ish 7 herë kampioni i botës, Michael Schumacher, nuk arriti të konfirmohej për në sesionin e tretë të provave duke u mjaftuar me vendin e 11.
Renditja:
1. Sebastian Vettell, Red Bull, 1’23″529
2. Lewis Hamilton, McLaren, 1’24″307
3. Mark Webber, Red Bull, 1’24″395
4. Jenson Button, McLaren, 1’24″779
5. Fernando Alonso, Ferrari, 1’24″974
6. Vitaly Petrov, Renault, 1’25″247
7. Nico Rosberg, Mercedes, 1’25″421
8. Felipe Massa, Ferrari, 1’25″599
9. Kamui Kobayashi, Sauber, 1’25″626
10. Sebastien Buemi, Toro Rosso, 1’27″066
11. Michael Schumacher, Mercedes, 1’25″971
12. Jaime Alguersuari, Toro Rosso, 1′:26″103
13. Sergio Perez, Sauber, 1’26″108
14. Paul Di Resta, Force India, 1’26″739
15. Pastor Maldonado, Williams, 1’26″768
16. Adrian Sutil, Force India, 1’31″407
17. Rubens Barrichello Williams
18. Nick Heidfeld, Renault, 1’27″239
19. Heikki Kovalainen, Lotus, 1’29″254
20. Jarno Trulli, Lotus, 1’29″342
21. Timo Glock, Virgin, 1’29″858
22. Jerome d’Ambrosio, Virgin, 1’30″822
NK. Vitantonio Liuzzi, HRT, 1’32″978
NK. Narain Karthikeyan, HRT, 1’34″293
Sunday, 10 April 2011 08:57