Ferizaj – Sonte nga ora 20:00, në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton”, në Ferizaj, do të mbahet turneu ndërkombetar në boks, për nder të 30-vjetorit të ngjarjeve historike në këtë vend.
Organizator i këtij turneu janë legjenda e boksit Aziz Salihu dhe Fatmir Hoxha.
Do të marrin pjesë katër shtete, Shqipëria me përfaqësuesen e pare, në krye me Zef Gjonin dhe boksierët më të mirë të kombëtares sonë, Kristian Demaj, Alban Bermeta dhe Asmer Bilalli.
Po ashtu, Mali Zi do të përfaqësohet me dy boksierë dhe Maqedonia me pesë.
Nga Kosova do te jenë reprezentuesit Mahmut Gorda, Bujar Sejdiu etj.
Meçet:
64 kg – Mahmut Gorda (Kosovë) vs Sergjo Sina (Shqipëri);
64 kg – Almir Sijariç (Mali i Zi) vs Ajdin Ferati (Maqedoni);
69 kg – Asmer Bilalli (Shqipëri) vs Branko Mirkoviq (Mali iI Zi);
75 kg – Endrit Hoxhaj (Shqipëri) vs Shaqir Dauti (Maqedoni);
75 kg – Alban Kamberi (Kosovë) vs Kadri Murseli (Kosovë)
75 kg – Alban Bermeta (Shqipëri) vs Nersad Milicevic (Real Rom – Graçanicë);
81 kg – Bujar Sejdiu (Kosovë) vs Burim Gjoci (Kosovë);
+91 kg – Kristian Demaj (Shqipëri) vs Mehmet Asllani (Kosovë).
Friday, 08 April 2011 12:30