Fabio Capello këmbëngulë se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka nevojë për të ndryshuar çdo gjë në klub nëse dëshiron të shmangë krizën sezonin e ardhshëm.
Trajneri Angli ishte prezent në fundjavë për të parë ndeshjen ndërmjet Romës dhe Juventus, ku këta të fundit fituan me rezultat 0-2.
“Unë pashë një ekip modest, i cili ka luajtur me një qëndrim provincial: Unë e di se Andrea Agnelli e ka idenë e qartë dhe e di që ai dëshiron të shpëtojë klubin nga kriza”, tha Kapelo.
“Ai i din gabimet e bëra te Juve, por Andrea ka aftësinë për të rregulluar atë ndërsa për Del Nerin, unë e njoh mirë dhe e di sa është i vlefshëm mirëpo nëse ju humbni lojtarët kyç nga lëndimet atëherë çdo gjë bëhet e vështirë.
Ne pyetjen se sa kohe i duhet Juves të këndellët? Capello u përgjigj: “Nëse ata marrin tre apo katër blerje të rëndësishme atëherë Juve do të kthehet dhe do të jetë konkurruese.”
Tuesday, 05 April 2011 12:02