Kapiten i Manchester United, Nemanja Vidiç, thotë se ka një avantash në ndeshjen e çerekfinales në Champions League, kundër Chelseas, se i njeh mjaft mirë aftësitë e Fernando Torresit.
Vidiç e di se Torres nuk ka shënuar qëkur ka ardhur te skuadra e Chelseas, mirëpo thotë se ai mbetet i rrezikshëm për çdo skuadër.
Natyrisht se ka mendime të ndryshme dhe unë vetë kam lexuar në gazeta se njerëzit mendojnë se unë jam në vështirësi kur luaj kundër Torres, por për mua nuk ka shumë rendësi kundër kujt luaj, mirëpo kur është puna te Torres, duhet të kesh përqendrim maksimal, sepse është lojtar që mund të dënojë po iu dha rasti.
Media gjithmonë e përmendin këtë, por unë nuk kam një problem me këtë, unë nuk mund ti ndryshojë këto mendime duke folur, Unë vetëm mund të ndryshojë ato me atë që unë bëj në fushë.
Tuesday, 05 April 2011 11:03