Skuadra nga qyteti i modës AC Milan, është e interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e gjigantit holandez, Ajax, Jan Vertonghen.
Milan i bashkohet Arsenalit në garën për mbrojtësin Jan Vertonghen,i cili është produkt i akademisë së klubit nga Belgjika, Beerschot. Në vitin 2003 u largua për në Ajax Amsterdam ku në gusht të vitit 2006 bëri debutimin e tij të parë dhe shpejt u shëndrua në një lojtar kyç dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Milan është i interesuar ta përforcojnë vijën fundore, duke shtuar disa emra te rinj, e një ndër ta është edhe Vertonghen.
Lojtari nuk është i paarritshëm pasi qe për të siguruar shërbimet e tij nevojitet një ofertë 10 deri në 11 milion euro në drejtim të gjigantit holandez.
Tuesday, 05 April 2011 09:50