Mbrojtës i Manchester United Rio Ferdinand, thotë se Nani meriton një nominim për Lojtar të Vitit.
Në një intervistë për revistën zyrtare të klubit Ferdinand e radhitë Nanin përpara Gareth Bale të Tottenhamit dhe Samir Nasrit te Arsenalit dhe thotë se “për mua Nani është lojtar i vitit”.
“Unë kam luajtur kundër Samir Nasri dhe Gareth Bale mirëpo ai mund ti mposhte të dy, Ai është kyç në ekipin tonë, është i përfshirë në shumë gola, gjithashtu është asistues perfekt”
Berbatov shënoi shumë gola, por kur ne kemi nevojë për pak magji, Nani është njeri që sjell atë, është emocionuese ta shohësh me topin, ai gjithmonë është i vendosur të sulmoj, të depërtoj dhe të shënoj.
Unë nuk mendoj se ai merr duartrokitjet që meriton, por ai është me i miri ne Premier League.
Monday, 04 April 2011 13:56