Sulmuesi i Manchester City, i cili është i huazuar te klubi mbretëror Real Madrid, nuk e përjashton mundësinë që të kthehet në Premier League, tek ndonjë klub tjetër.
”Unë kam qenë duke luajtur në Angli për pesë vjet, kam pasur rastin për të luajtur në Francë për dy vite, kështu që është një kohë e mirë për mua që të luaj në Spanjë”.
”Nëse kam mundësi për të shkuar përsëri në Angli një ditë, pse jo? Unë kurrë nuk do të hedhë poshtë Anglinë, e dua futbollin dhe e dua atmosferën në Angli”, ka thënë ai.
Për të mos u keqkuptuar, ka shtuar Adebayor, “unë jam shumë i lumtur te Real Madrid, e ardhmja do të tregojë se ku do të jem, por tani për tani unë jam vërtet i lumtur duke luajtur futboll, dhe kjo është e rëndësishme tani”.
”Sa i përket vazhdimit të karrierës sime se te cili klub do të jem, për ketë do të flasim në verë”, ka përfunduar ylli i Togos.
Monday, 04 April 2011 09:24