Sulmuesi i Real Madrid Ronaldo i ka thënë trajnerit Jose Mourinho se ai është i gatshëm për të marrë pjesë në Champions League në ndeshjen e së martës kundër Tottenham.
CR, mund të shërohet nga lëndimi për të marrë pjesë në çerek-finalen të Champions League të cilën Real Madrid e zhvillon kundër Tottenham Hotspur.
Trajneri Jose Mourinho i tha shtypit të premten e kaluar se CR nuk do te luaj në sfidën e parë në Champions League mirëpo pas disfatës së fundit në La Liga ku Reali u befasu në shtëpi të vet nga Sporting me sa duket Special One do të vepron kundër këshillave të mjekeve të Los Blancos.
Mourinho i kërkoi lojtarit të jetë në dispozicion për ndeshjen në Santiago Bernabeu, dhe ish-ylli i Manchester United u përgjigj duke thënë se ai është i gatshëm për të marrë një injeksion në mënyrë që të luaj përballë klubit të Londrës.
Stafi mjekësor i Madridit janë kundër planeve të Mourinho për Ronaldon dhe ata kanë deklaruar se lëndimi i sulmuesit mund të përkeqësohet nëse ai merr pjesë në ndeshje, dhe se ai mund të humbasë edhe pjesën tjetër të sezonit.
Megjithatë nesër në ora 20 e 45 fillon ndeshja dhe gjithçka mbetet të shihet sa i përket lojtarit.
Monday, 04 April 2011 07:53