Me dëmtimet e Cristian Chivu, Andrea Ranocchia dhe Lucios të pezulluar, veterani i Interit, mbrojtësi Marco Materazzi duket se do të fillojë si startues në derbin që luhet sonte në San Siro.
Në një deklaratë për faqen zyrtare të klubit, Materazzi tha: “Kjo është ndeshje e madhe, sepse rivali lokal është më të vërtetë i fortë dhe kur ju luani në San Siro është paksa e vështirë, sepse ata gjithmonë duan fitore”.
Mbrojtësi ka luajtur për Inter që nga viti 2001 dhe foli për dashurinë e tij për të klubin, e cila e nxitë atë për ndeshjen derbi dhe u jep atyre rëndësi shtesë.
Inter me pranoi mua si një djalë, një vëlla, gjithmonë me bën të ndihem njëri prej tyre. Ndihem shumë i rëndësishëm, madje edhe në kohët më të vështira, kur unë bëra diçka të pakuptimtë. Kjo është arsyeja pse unë kam dhënë gjithmonë çdo gjë në ndeshje gjatë dhjetë viteve të fundit.
Matrix ka një reputacion për të provokimet e tij. “Në ndeshjen e parë derbi në fillim te sezonit bëra një ndërhyrje në Zlatan Ibrahimoviqin, ku ky i fundit e shndërroi në gol dhe ai gol doli të jetë vendimtar në fitoren e ekipit rosoner”.
Saturday, 02 April 2011 09:32