Theo Walcott ka thënë se skuadra e Arsenalit nuk mund të justifikohet me moshën.
Për sezonin e kaluar lojtarët kishin mundësi të fshihen pas moshës së tyre të re, mirëpo tani situata ndryshon dhe ne të gjithë e kemi përvojën e duhur në të gjitha garat.
Anësori i kombëtares së Anglisë tha se ne kemi marrë aq shumë përvojë, sa tani njerëzit nuk mund të vazhdojmë të thonë se ne jemi maturantë.
Unë kam luajtur në të gjitha garat dhe kam bërë thuajse 100 shfaqje. Jack Wilshere ka ardhur si i ri. mirëpo me talentin që shfaqi meriton respekt, ndërsa Cesc Fabregas mund të jetë i ri në moshë, por ai është një lider i mrekullueshëm dhe klasë në veti dhe të gjithë e njohin fantazinë e tij.
Tifozët kanë pritur shumë gjatë dhe ne duhet t’i shpërblejmë ata, këtë sezon e kemi shansin pasi jemi në rrugën e duhur dhe kemi një orar jo të ngjeshur para vetes.
Besoj në filozofin e trajnerit pasi që e konsideroj si më të mirin në bote përfundoi Theo Walcott.
Saturday, 02 April 2011 09:14