Menaxheri i Manchester City Roberto Mancini është tejet i zemëruar në sulmuesin italian Mario Balotelli, pas incidentit të djeshëm në seancën stërvitore me Carlos Tevez.
Mancini i ngriti gishtin sulmuesit italian dhe ia bëri me dije që kjo është vepër e patolerueshme dhe kjo është hera e fundit që e toleron një gjest të tillë.
Balotelli qëndroi me kokën e tij të ulur, duke u përpjekur për të mbrojtur veten e tij, por Mancini nuk dëshiron të dëgjojë për ketë.
Pas ndërhyrjes së lojtarëve të tjerë, të cilët u munduan t’i qetësonin gjakrat, Mancini vazhdoi me sharjet e tij në italisht për sulmuesin italian, dhe e bëri të qartë se e ka humbur durimin për këtë njeri.
Ai ishte i zemëruar me lojtarin, pasi që pa nevojë goditi Tevez në pjesën e pasme të nyjës së këmbës së tij.
Saturday, 02 April 2011 08:57