Tiranë – Sot janë luajtur katër ndeshjet e para të javës së 26-të të Superligës shqiptare.
Në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” Dinamo dhe Tirana janë ndarë në barazim pa gola, në një takim që dhuroi pak emocione.
Të dyja skuadrat, duke parë edhe impenjimet e Kupës, duket se janë kursyer përpara tifozëve të tyre, të cilët kanë qenë të pakët në numër.
Pas një pjese të parë që nuk ka dhuruar pothuajse asnjë emocion, të dy trajnerët, Artan Mërgjyshi i Dinamos dhe Misho Krstiçeviç i Tiranës kanë ndryshuar mënyrë loje duke paraqitur dy skuadra më ofensive.
Sinjalin e parë e ka dhënë Dinamo që pas një aksioni të shpejtë kundërsulmi ka goditur shtyllën me anë të mesfushorit, Emiljano Vila.
Më pas ndeshja ka folur më tepër për bardheblutë që kanë qenë më tepër kërkues, ku me anë të Hykës dhe Balës kanë pasur disa raste për shënim, por portieri i Dinamos, Hoxha, ka qenë në lartësinë e duhur.
Në minutat e fundit kanë hyrë në lojë edhe Mladen Brkiç për Dinamon dhe i riu Morina për Tiranën, por asgjë nuk ka ndryshuar shifrat e takimit.
Pas këtij barazimi të dyja skuadrat ruajnë pozitat e njëjta në renditje. Dinamo është e 6-ta me 37 pikë, ndërsa Tirana është e 5-ta me 38 pikë.
– Kategoria Superiore, java e 26-të
Të premten, 1 prill
Dinamo – Tirana 0-0
Laçi – Elbasani 3-1
Besa – Bylis 2-1
Shkumbini – Vllaznia 1-0
Të shtunën, 2 prill
Teuta – Flamurtari (16:00)
Kastrioti – Skënderbeu (16:00)
– Renditja e Kategorisë Superiore
Nr. Skuadra N F B H Gsh-Gp Pikë
1. Flamurtari 25 18 1 6 49-17 55
2. Skënderbeu 25 16 4 5 38-20 52
3. Vllaznia 26 12 8 6 28-19 44
4. Laçi 26 13 4 9 37-28 43
5. Tirana 26 9 11 6 29-21 38
6. Dinamo 26 10 7 9 37-32 37
7. Shkumbini 26 9 5 12 34-42 32
8. Kastrioti 25 7 9 9 26-33 30
9. Teuta 25 7 7 11 22-28 28
10. Bylis 26 8 3 15 34-45 27
11. Besa 26 6 8 12 21-34 26
12. Elbasani 26 4 3 19 24-60 12(-3)
Friday, 01 April 2011 16:52