Ne një deklaratë për faqen zyrtare të Chelseas, trajneri Carlo Ancelotti insiston se ylli brazilian Neymar nuk është në radarin e Chelseas, pavarësisht deklaratës së lojtarit se ai dëshiron të bashkohet me “blues”.
Ancelotti ndoqi nga afër miqësoren Brazil-Skoci, të cilën e fitoj Brazili me rezultat 2-0, e në të cilat Neymar shënoi dy golat.
Për 19-vjeçarin thuhet se herëen e kaluar Chelsea bëri përpjekje për të nënshkruar me të, mirëpo Neymar vendosi të vazhdojë tek skuadra e Santos.
Ancelotti deklaroi se është ëndërr e çdo lojtari të luajë në Chelsea, dhe deklarata e Neymar është një lajm i mirë për klubin dhe menaxherin. Kjo tregon se në klub mbretëron një atmosferë vërtetë e mirë.
Ai është shumë i ri, një talent fantastik, me aftësi teknike të jashtëzakonshme, mirëpo në ketë moment nuk jemi të interesuar për të.
Friday, 01 April 2011 15:09