Podolski dhe Friedrich janë të bindur se klubet e tyre do të tejkalojnë krizën e këtij viti.
Verën e kaluar, ata kanë luajtur së bashku në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, por tani Podolski luan tek skuadra e Koeln dhe Arne Friedrich të skuadra e Wolfsburg dhe të dy lojtarët kane diçka të përbashkët “Shpëtimin e klubeve te tyre në Bundesliga 1”.
Të dy lojtarët komentuan mbi humbjen 2-1 të Gjermanisë miqësoren kundër Australisë në Moenchengladbach, ishim në avantazh prej 1-0 përpara se rezultati të përmbyset papritmas në favor të Australisë, dhjetë minuta pa koncentrim na kushtuan me humbje të lojës tha Arne Friedrich.
Podolski shpjegoi: hyra në ndeshje me motivim të plotë, por nuk isha shumë i shqetësuar nga rezultati, për mua, çdo lojë ndërkombëtare është diçka e veçantë, por sigurisht se ne nuk kemi humbur shumë.
Podolski dhe Friedrich, gjithashtu kishin besim të aftësisë së ekipet e tyre kane potencialin e duhur për tu ringjallur.
FC Koln ku aktivizohet Podolski renditët i njëmbëdhjeti në tabelën e klasifikimit me 32 pikë në 27 ndeshje, ndërsa VFL Wolfsburg ku aktivizohet Arne Friedrich, renditet i parafundit në tabelën e klasifikimit me 27 pikë në 27 ndeshje.
Friday, 01 April 2011 14:04