Kryesuesi i tabelës në La Liga, Barcelona, ka marrë lajme pozitive sa i përket formës së Lionel Messit para supersfidës së fundjavës ndaj Villarrealit.
Leo Messi ka arritur në Barcelonë së bashku me bashkëlojtarët e tij Gabriel Milito dhe Javier Mascherano dhe pas kompletimit të testeve, mjekët kanë përjashtuar një lëndim në muskulin e këmbës së djathtë.
Lojtari do të vazhdojë trajtimin fizioterapeutik deri të shtunën dhe më pas do t’i vlerësohet situata para ndeshjes ndaj Villarealit, shkruan në komunikatën e klubit katalunas.
Barcelona aktualisht është lidere në Spanjë, por çdo rezultat përveç fitores do të ishte fatal për Blaugranët para El Classicos së 16 prillit në Bernabeu.
Friday, 01 April 2011 12:30