Mbrojtësi i klubit francez Bordo, Benoit, ka kapur vëmendjen e top klubeve evropiane dhe në fund të sezonit mund të kalojë tek klubi italian Fiorentina, pasi i ka impresionuar zyrtarët e klubit me paraqitjet e tij të këtij sezoni.
Violat kishin një sezon zhgënjyes dhe mendojnë të përforcojnë skuadrën me lojtarë të rinj.
Tremoulinas është një produkt i akademisë se Bordo dhe është zhvilluar në një lojtar te rëndësishëm për ekipin e parë që bëri debutimin e tij në gusht 2007. Ai ka bërë afër 100 paraqitje për Les Girondins.
Shfaqjet e tij të mira në Ligue 1 nuk kanë shkuar pa u vënë re as nga klubet tjera si Bayern Munich dhe Juventusi, të cilat besohet, gjithashtu, të jenë të interesuara për mbrojtësin 25-vjeçar.Tremoulinas ka arritur në vendin 525 në renditjen e EDGE CASTROL pas lojërave të tij të mira në këtë sezon.
Friday, 01 April 2011 11:20