Milano – Njerëzit të cilët thonë se Milan – Inter nuk është vendimtare në garën për Scudetto, janë gënjeshtarë, tha Clarence Seedorf.
Mesfushori i Malanit Clarence Seedorf ka nënvizuar rëndësinë e Serie A të shtunën në përplasje me rivalët lokalë të Inter, duke pohuar se derbi do të jetë vendimtarë në garën Scudetto.
Shumë lojtarë dhe shefat e klubit janë përpjekur të hedhin poshtë rëndësinë e lojës në rezultatin për titullin, por holandezi ka një opinion të ndryshëm.
“Unë them se në ndeshjen kundër Interit do të jetë vendimtare në garën për titullin e ligës, ndeshja do të jetë tepër e rëndësishme psikologjikisht, njerëzit të cilët thonë diçka të ndryshme janë gënjeshtarë, kjo nuk është një përgjigje për dikë në mënyrë të veçantë, por vetëm një koment në përgjithësi”.
Friday, 01 April 2011 07:29