Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Jorge Valdano, ka deklaruar se nuk ka ndonjë lajm lidhur me vazhdimin e kontratës së Pepes deri në maj.
Gjithashtu, Valdano e ka bërë të qartë se nuk ka lajme për rinovimin me Pepen deri në fund të sezonit.
Raportet e fundit thonë se palët ishin në prag të nënshkrimit të një zgjatjeje të kontratës deri në vitin 2016 me klubin, dhe drejtori i përgjithshëm i klubit e pranoi këtë, duke thënë se është e sigurt që mbrojtësi nuk do të largohet nga klubi.
Valdano vazhdoi me lëvdata për trajnerin aktual, Jose Mourinho, si lider i ekipit, dhe shprehu besimin e tij se suksesi i pret Los Blancos.
Ai shtoi: “Mourinho është kreu i një ekipi që vazhdon të përmirësohet nga pikëpamja e futbollit dhe unë jam i sigurt se do të na sjellë shumë suksese. Ai ndjehet i mbrojtur nga ana e klubit dhe ndihet më rehatshëm për çdo ditë, pasi që ai vetë e ka deklaruar ketë kohët e fundit”.
“Ky qëllim është arritur dhe kjo është ajo që është për të gjithë, se ai është një person i rëndësishëm në kuadër të klubit dhe ekipi është më konkurues secilën ditë.
Thursday, 31 March 2011 14:44