Sulmuesi i Chelseas, Nicolas Anelka, ka bërë të qartë se nuk e mundon fakti se ai nuk luan për ekipin e kombëtares së Francës dhe është i kënaqur për kohën e lirë që ka në dispozicion.
Sulmuesi i cili në vitin 2010, gjatë fushatës së Francës në Kupën e Botës u përjashtua nga kombëtarja nga ish-trajneri francez Raymond Domenech, thotë se nuk është penduar që është pensionuar nga kombëtarja dhe se është i kënaqur të luajë vetëm për skuadrën e Chelseas.
Sulmuesi me përvojë ka deklaruar se ai është i kënaqur që të ketë më tepër kohë për familjen e tij dhe tani nuk ka për të udhëtuar rreth botës me Les Bleus.
”Sigurisht që është më e lehtë të mos luaj dhe për të menduar për diçka tjetër për një ose dy javë më pas që të kthehem i freskët të klubi”, deklaroi Anelka për faqen zyrtare të Chelseas.
”Tani kam më shumë kohë për jetë familjare, të shkoj në Paris ose kudo që të dua me familjen dhe kjo është e përkryer. Unë me të vërtetë nuk mendoj për ekipin kombëtar, vetëm ju dëshiroj shumë suksese, sepse ata meritojnë suksesin dhe Franca ka lojtarë të rinj shumë të talentuar”.
”Chelsea, mbetet një shans i vështirë për ta fituar Premier League, por ne e ndjejmë se jemi ende në garë dhe ende luftojmë në Ligën e Kampionëve”, tha ai.
Sa iu përket transferimeve të reja në klub për ish-sulmuesin e Liverpool, Fernando Torres dhe ish mbrojtësin e Benfica, David Luiz, Anelka shprehet se Torres po ambientohet gradualisht, po bën një punë të mirë, e ndihmon klubin shumë, e sidomos në Ligën e Kampionëve do të jetë shtysë e forte, ndërsa për David Luiz thotë se është mëkat që s’mund të na ndihmojë në Ligën e Kampionëve, sepse me të vërtetë është lojtar klasi.
Thursday, 31 March 2011 13:43