Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Presidenti aktual i klubit të Barcelonës deklaroi se Arsenal duhet të ulë çmimin për talentin nga Akademia e Barcelones, Cesc Fabregas, nëse dëshiron që negociatat të vazhdojnë.
Arsenal këmbëngul në 51.5 milion euro, në anën tjetër dihet që trajneri aktual i Barcelonës e admiron talentin e Arsenalit, i cili mund ta zëvendësojë mesfushorin aktual 31-vjeçar, Xavi Hernandez. Gjithashtu edhe vetë lojtari dëshiron të rikthehet në shtëpinë e tij, në Barcelonë.
Rosell përsëriti se Barcelona nuk do t’i paguajë shumën e kërkuar Arsenalit, pasi që për të është e tepruar dhe në anën tjetër nëse dështon transferimi i Cesc ata e kanë nën vëzhgim edhe talentin kroat, Luka Modriç, i cili aktualisht paraqitet për ekipin nga Premier Liga Angleze, “Totenham”
Gjithashtu, Barcelona po e përcjellë edhe gjendjen e supersulmuesit brazilian, 18-vjeçarit Neymar, i cili aktivizohet te skuadra braziliane “Santos”, e për ketë Barcelona duhet të përballet me Chelsean, pasi që vetë lojtari pati deklaruar se e preferon ekipin blu nga Londra, dhe kur dihet që bosi i bluve, Abramovich, është dorëlirë dhe nuk do të hezitojë ta transferojë një supertalent, siç është Neymar.
Thursday, 31 March 2011 11:44