Ish-reprezentuesi spanjoll dhe ish-legjenda e superfuqisë Real Madrid, Raul, është i etur për të qëndruar në Schalke, pavarësisht se sezoni nuk ishte i përsosur për të.
Sulmuesi Schalke-s insiston se ai nuk do ta braktisë klubin, përkundër një sezoni të trazuar 2010-11.
Klubi ka luftuar në Bundesliga për pikë që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, mirëpo aktualisht është në mes të tabelës, e nëse kështu vazhdon, nuk e arrin dot, megjithatë tani për tani na presin shumë sfida, si në ligë, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. N jemi të përfshirë ende në Ligën e Kampionëve dhe shpresojmë në paraqitje të mirë ndaj kamionit aktual Inter, ka thënë ai.
Duke folur për Bild, ish-Legjenda e Real Madrid, tha: “Unë nuk e kam nënshkruar një kontratë me Magath, kam nënshkruar me Schalke, dhe unë dua të mbetem deri në 2012, por natyrisht gjithçka varet nga ajo që klubi dëshiron”.
”Raul është një lojtar i jashtëzakonshëm, por është e nevojshme që pjesa tjetër e ekipit të ndihmojë atë në fushë”, tha trajneri.
Raul kishte nënshkruar me klubin si një transferim i lire, në verën e kaluar, pasi që me ardhjen e trajnerit aktual të Real Madrid-it, Jose Mourinho, nuk gjeti vend në përbërjen e parë.
Thursday, 31 March 2011 11:26