Marcello Lippi ka hedhur poshtë njoftimet se ai do të kthehet në Juventus në rolin e trajnerit këtë verë, duke këmbëngulur se ai dëshiron një punë jashtë Italisë.
Lippi, i cili ka pasur edhe dy periudha në krye të Juventus, dhe siç është bërë shprehi sa herë Juve është në krizë emri i Lippit lakohet si një zëvendësim i mundur.
“Unë dua të bej punën e trajnerit për dy ose tre vjet”, tha Lipi 62 vjeçar. “Nëse është ndonjë projekt joshës, atëherë unë do ta konsiderojë atë, por unë mund të konfirmoj që nuk do të punoj në Itali, madje edhe nëse Juve me kërkon mua.
“Kam lënë Torino shtatë vjet më parë dhe sa herë që ekipi ka probleme vjen deri te emri im. Kjo më bën të lumtur, sepse kjo do të thotë se gjatë qëndrimit tim atje, kam bërë mirë dhe tifozët më vlerësojnë mua. Është e vërtetë se në të kaluarën kishte kontakte për tu kthyer në Torino”.
Gjatë kohës së tij në krye të Juve, Lippi ka fituar pesë tituj të ligës, një Coppa Italia, një Champions League dhe një Super Kupa Evropiane.
Lippi, i cili drejtoj Italinë për çdo lavde në vitin 2006 ku u shpall kampion bote, ka qenë i pa punë që nga koha kur Azuret u eliminuan nga Kupa e Botës në fazën e grupit.
Juve janë 11 pikë prapa vendin e katërt-Udinese me nëntë ndeshje të mbetura të SERIA A.
Thursday, 31 March 2011 08:13