Tiranë – Prej muajsh flitet se UEFA dhe FIFA mund të përjashtojnë Federatën e Futbollit të Bosnjës, pasojë e mosmiratimit prej saj të statutit të FIFA-s, që si pikë kryesore ka zgjedhjen e një presidenti që të përfshijë të tri etnitë e popullsisë së saj, myslimanët, kroatët dhe serbët.
Gjithçka pritet të vendoset në datën 1 prill, afati i fundit i vënë nga FIFA për Federatën boshnjake. Nëse deri atëherë asgjë s’do të jetë përmbushur, ekipi i Bosnjes, pjesë e grupin D të eliminatoreve të Euro 2012, që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë, do të skualifikohet.
Kjo do të thoshte shumë për grupin D, ku bën pjesë edhe Shqipëria, pasi nëse ky skualfikim ndodh, skenari në grupin D ndryshon disi, sepse Bosnja ende nuk ka zhvilluar 50% të takimeve eliminatore dhe të gjitha pikët që skuadrat kanë fituar ndaj saj deri tani, do të quheshin zero.
Por deri tani Bosnjes pikë i ka marrë vetëm Franca 3 pas fitores në Sarajevë dhe nga 12 do të shkonte në 9 pikë dhe Shqipëria, që ka arritur barazimin 1-1 në Tiranë dhe kështu nga 8 pikë, do të zbriste në 7. Fitoret e Bosnjes ndaj Luksemburgut dhe Rumanisë nuk do të quheshin gjithashtu dhe ne do të kemi një rival më pak për renditjen në grup, por edhe një pikë më pak.
Veçse, ky skenar do të ketë një veçori tjetër, që i vjen në ndihmë kombëtares shqiptare, pasi Bjellorusisë do t’i hiqen nga kalendari dy ndeshjet me boshnjakët, po ashtu rumunëve do t’i hiqej ndeshja e kthimit në Bukuresht, ashtu si shqiptarëve ajo në Bosnjë-Hercegovinë.
Në renditje, Bjellorusia do të kishte 8 pikë, por vetëm 3 ndeshje për të luajtur, Shqipëria 7 pikë dhe 4 takime, ndërsa Rumania 5 pikë dhe po 4 takime. Përderisa takimin me rumunët do ta kemi në Tiranë, ky skenar e ndihmon Shqipërinë për të shkuar me lehtë drejt finaleve të Europianit që do të luhet vitin e ardhshëm.
Gjithsesi, duket se Bosnja do të pezullohet. Federata e hodhi poshtë me shumicë votash statutin e detyrueshëm të FIFA-s. Kjo do të thotë se që nga muaji i ardhshëm, as Federata dhe as ekipi përfaqësues nuk do të mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet futbollistik zyrtar. Por, nëse deri në fillim të qershorit, Federata e Bosnjes mblidhet dhe miraton statutin, atëherë pezullimi hiqet dhe ndeshja me Shqipërinë zhvillohet.
Megjithatë ka ende dy muaj kohë deri në 7 qershor, kur Shqipëria duhet të udhëtojë drejt veriut për herë të dytë që nga prilli 1996.
Por sot nën drejtimin e Josip Kuzhes dhe atëhere, nën udhëheqjen e Neptun Bajkos.
Wednesday, 30 March 2011 15:40