Hamburg – Futbollisti i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, duket se do të jetë në qendër të shumë klubeve gjatë merkatos verore. Që prej momentit që ekipi turk i Gallatasarajit deklaroi se Lorik Cana do të jetë në shitje gjatë merkatos së ardhshme, në drejtim të tij nuk kanë reshtur ofertat.
Por, duket se pas takimit të ditës së shtunë së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë ato janë shtuar akoma më shumë dhe pritet të jenë akoma më tepër në hapjen e merkatos verore.
Tashmë në garë për Canën, pëveç gjermanëve të Shalkes, anglezëve të Boltonit dhe Aston Vilës dhe dy ekipeve elitare italiane si Lacio dhe Juventus, është shtuar edhe interesimi i klubit të Bundesligës gjermane, Hamburg.
Lajmi është konfirmuar pikërisht nga njëri prej menaxherëve kryesore të këtij klubi, Hartmut Schmidt, i cili është shprehur për gazeten gjermane “Der Spiegel” se, “pas këtij sezoni zhgënjyes të ekipit tonë ne do bëjmë të pamundurën për rindërtimin e skuadrës ku kemi në planet tona disa futbollistë shumë të mirë, por do të përqëndrohemi tek mesfusha ku na duhet patjetër një mesfushor shkatërrues dhe për këtë më duhet të cilësoj një emer interesant si ish-kapiteni i Marsejës dhe Sunderland, Lorik Cana. Ne po e ndjekim me vëmendje situatën që ai po kalon në klubin e tij Gallatasaraj, por e pamë atë (ashtu siç kemi bërë edhe më parë) me kombëtaren e tij”.
Shuma e transferimit për Canën gjatë kësaj merkatoje verore pritet të shkojë nga 8 deri në 10 milionë euro dhe kudo që të jetë ndalesa e lojtarit kuq e zi, shuma që klubet duhet të paguajnë tek turqit e Gallatasaraj për ta pasur atë, do të jetë rekordi shqiptar i transferimeve. Rekord që mbahet gjithnjë nga Cana, i cili gjatë merkatos së kaluar verore kaloi për shumën e 4.5 milionë eurove nga klubi anglez i Sandërlendit në drejtim të Gallatasarajit në Turqi.
|
|
Tuesday, 29 March 2011 15:41 Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »