Komisioni i Apelit të Federatës italiane të futbollit ka reduktuar me vetëm një javë skualifikimin për Zllatan Ibrahimoviq pas kartonit të kuq që ky i fundit mori në ndeshjen ndaj Barit, të dy javëve më parë. .
Në fakt vështirë se komisioni i apelit do të kishte vendosur të reduktonte me më shumë se një javë pezullimin e milanistit, aq më tepër që rregullorja e thotë qartë: “Për karton të kuq direkt skualifikimi minimal është dy javë”.
Gjithashtu, dhe gjyqtari i ndeshjes Brigi, theksoi se gjesti i suedezit ishte mëse i vullnetshëm, meqë topi ishte pothuajse tre metra larg dy lojtarëve, Ibrahimoviq dhe Rossi. Dhe përpjekjet e avokatit të Milanit për të bindur gjykatësit se vendimi i kryesorit Brigi ishte subjektiv për largësinë e topit rezultuan të kota.
Pas këtij vendimi është e sigurt që Allegri nuk mund t’i besojë yllit të tij për sfidën që mund të vlejë titullin.
Saturday, 26 March 2011 12:18