Tiranë – Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, firmosi dje peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnike dhe fetare, pas takimit që zhvilloi sot me nënkryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiu.
Aleanca Kuq e Zi ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi dhe mbledhje firmash në të gjithë Shqipërinë, ndërsa nënshkrimi i 10.000-të ishte ai i kapitenit Lorik Canaj.
Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi çështjet e fundit që lidhen me ruajtjen e simboleve dhe identitetit kombëtar.
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për advokimin juridik që Kreshnik Spahiu po i bën çështjes së ruajtjes së parimeve kushtetuese dhe denoncimit të falsifikimeve të ndryshimit të kombësisë.
Ndërkohë, Spahiu deklaroi se “kombësia është vlerë dhe trashëgimi e miliona shqiptarëve dhe nuk mund të lejojmë që nëpërmjet proceseve të manipuluara dhe falsifikimeve të cenohet identiteti ynë kombëtar”.
Saturday, 26 March 2011 11:22