Torino – Pas një merkatoje të dështuar dimërore, Juventusi kërkon të hedhë bazat për një skuadër të re, e cila më në fund mund të shfaqet competitive për të ardhmen.
Sipas zërave që qarkullojnë në ambjentin bardhezi, objektivta janë blerja e sulmuesit të Man.Utd, Dimitar Berbatov, i cili deri në këto momente me fanellën e djajve të kuq ka realizuar 20 gola në 22 ndeshje ose argjentinasit Karlos Tevez nga Man.City.
Kontrata e sulmuesit bullgar përfundon në verën e 2012 dhe në aspektin financiar mund të jetë i arrithëm për 20 milion euro, gjithmonë nëse Sir Aleks Ferguson do të jetë i gatshëm ta lërë të lirë. Ndërsa për Tevez, shuma që duhet derdhur në arkat e klubit mund të variojë nga 35-40 milion euro plus që paga e argjentinasit për momentin mund të jetë e papëballueshme për bardhezinjtë.
Friday, 25 March 2011 16:18