Liga e Evropës, trofeu i dytë për nga rëndësia në futbollin evropian, do të rikthehet sonte me ndeshjet e dyta të fazës së 1/8-ave.
Sfida gjermano-spanjolle mes Bayer Leverkusen dhe Vilareal, e cilësuar si më e forta mes 8 takimeve të kësaj faze, sheh si favorit spanjollët, që fituan 3-2 takimin e parë në “Bay Arena”.
Një tjetër sfidë që duket e vendosur që në takimin e parë është përballja mes rusëve të CSKA Moska dhe portugezëve të Portos, të cilët fituan 1-0 në “Luzhniki”.
Një tjetër ekip portugez, Braga, do të luajë në “Anfilld Road” ndaj anglezëve të Liverpul, pas fitores 1-0 ën takimin e parë.
Interesante pritet të jetë edhe përballja mes holandezëve të PSV Eindhoven dhe skocezëve të Gllazgou Rangers. Vendasit duken të favorizuar në “Ibrox”, pasi barazuan 0-0 në sfidën e parë.
Ndërkohë spikat sfida e dyfishtë Holandë – Rusi, ku Ajaksi Amsterdamit do të udhëtojë në moskë ku e presin rusët e Spartakut të Moskë që fituan 1-0 në “Amsterdam Arena”, ndërsa kampionët holandezë të Tuente do të luajnë ndaj kampionëve të Rusisë, Zenit, por me favorin e fitores 3-0 në Holandë.
Portugezët e Benfikës pasi fituan 2-1 përballjen e parë me francezët e Paris Sen Zhërmen, do të kërkojnë të bëjnë mrekullinë edhe në Francë për t’u kualifikuar.
Ndërkohë “sheikët” e Manchester City pritet të sfidojnë Dinamon e Kievit të Andriy Shevchenkos, që fitoi 2-0 takimin e parë. Skuadra angleze e Roberto Mancinit pritet të luajë me formacion të plotë ndaj ukrainasve, duke e konsideruar Ligën Evropiane si një objektiv të rëndësishëm të sezonit.
– Ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Ligës së Evropës:
Villarreal – Bayer Leverkusen 3-2
Liverpul – Braga – 0-1
FC Porto – CSKA Moskë 1-0
Rangers – PSV Eindhoven 0-0
Spartak Moskës – Ajax 1-0
Paris S.G. – Benfica 1-2
Manchester C. – Dinamo Kiev 0-2
Zenit – Tuente 0-3.
Thursday, 17 March 2011 12:51