Londër – Trajneri i Mançester Junajted, Alex Ferguson, është pezulluar me 5 ndeshje dhe një gjobë prej 34.500 eurosh, pas kritikave ndaj gjyqtarit të ndeshjes së humbur me Çelsin 2-1, në 1 mars, bëri të ditur të mërkurën Federata Angleze e Futbollit.
Ferguson u shpreh se gjyqtari Martin Atkinson nuk e ndëshkoi dy herë mbrojtësin Brazilian, David Luiz, për dy faulle të përsëritura, ndërkohë që lojtarit të Mançester Junajted, Nemanja Vidiç, i dha karton të kuq në fund të ndeshjes.
Sanksioni hyn në fuqi në 22 mars, ndërkohë qëe Ferguson do ta kalojë gjithë muajin prill, një periudhë e rëndësishme në luftën për titull, në tribuna e jo në pankinën e Mançesterit.
Ai ka në dispozicion 48 orë për të apeluar.
Wednesday, 16 March 2011 19:35