Shkodër – Turneut Ndërkombëtar Memorial i boksit “Vllaznia 2011”, që u zhvillua për tre ditë në Shkodër, i dha kupën kombëtares së Kazakistanit, e cila nga dhjetë pesha, nxorri si kampion 6 individë, ndërsa si biksieri më i mirë doli shqiptari Xhulio Vrenozi.
Në vend të dytë u rendit kombëtarja e Shqipërisë, e drejtuar nga trajnerët Zef Gjoni dhe Skender Kurti, duke nxjerrë tre boksierë kampionë në finale, ndërsa nga ky ekip doli edhe boksieri më i mirë i Turneut, Xhulkio Vrenozi, i cili u nderua me kupë personale.
Fituesit e medaljeve të arta në peshën e parë deri në 49 kg. Fitues doli Cappai i Italisë, i cili mundi Hitarihun i Indonezisë.
Në peshën e dytë deri në 52 kg, fitues u shpallë Koshegulov i Kazakistanit, i cili mundi në finale Puavdors të Mongolisë.
Në peshën e tretë deri në 56 kg, medaljen e artë e fitoi Telegenov i kazakistanit, i cili mundu Enkhjargal të Mongolisë.
Në peshën e katërt deri në 60 kg, fitues ështëAmirzakov i Kazakistamnit që mundi Mandiangan të Indonezisë.
Në peshën e pestë deri në 64 kg, fitues është Xhulio Vrenozi i Shqipërisë duke mundur Munkh të Mongolisë.
Në peshën e gjashtë deri në 69 kg, shpallet fitues Astmer Bilali i Shqipërisë, i cili mundi italianin Cereti.
Në peshën e shtatë deri në 75 kg, del fitues Elensinov i Kazakistanit, duke mundur Zutën e Maqedonisë.
Në peshën e tetë deri në 81 kg, është fitues Fidri i Italisë, i cili mundi Seromov të Kazakistanit.
Në peshën e nëntë deri në 91 kg, medaljen e artë e fiton Kristian Demaj i Shqipërisë, duke mundur Stermbajev të Kazakistanit.
Në peshën e dhjetë, plus 91 kg, fitues i medaljes së artë është Ospanov i Kazakistanit, i cili mundi Rossano të Italisë.
{template7}
Monday, 04 April 2011 07:38