Carlo Ancelotti insiston se Real Madrid nuk është skuadër defanzive.
Ish trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra spanjolle nuk është defanzive, por mbrohet mirë dhe nuk ka humbur ende këtë sezon.
Ai tha se kur një skuadër luan me Ronaldo, Benzema, James, Modric nuk është defanzive, aq më pak kur është Real Madrid.
“Reali është një skuadër e fortë, pranon pa gola dhe nuk ka humbur ende. Ajo mbrohet mirë, por nuk mund të thuash defanzive kur luajnë Ronaldo, Benzema, James, Modric dhe aq më pak kur jeni Real Madridi”, tha Ancelotti gjatë një interviste për Sky Italia.
Nesër Reali do të ketë një ndeshje të vështirë në kuadër të Ligës së Kampionëve, kur në Santiago Bernabeu do të pres skuadrën franceze PSG. /Express
Tuesday, 03 November 2015 10:37 