Allegri e ka pranuar se nuk do ta kenë të lehtë përball Gladbachut, por ka thënë se skuadra e tij janë të etur që ta kalojnë me sukses grupin për vitin e dytë më radh.
Sonte skuadra e Granit Xhakës, pret në Borussia-Park Zonjën e Vjetër e cila po kalon një formë të luhatshme.
“Borussia ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit në ligë, kanë fituar në kupë derisa barazuan kundër nesh, andaj nuk do të jetë aspak e lehtë pasi duken në një formë të mirë”, ka thënë Allegri.
“Për të fituar ndeshje të tilla, ju duhet të jeni në më të mirën tuaj dhe të bëni sa më pak gabime. Ne jemi të motivuar dhe duam të kalojmë në rrethin tjetër të Championsit”, ka përfunduar Allegri. /Express
Tuesday, 03 November 2015 09:37