Granit Xhaka është duke kaluar në një formë të shkëlqyer me Borussia Monchengladbachun, kurse me paraqitjet e tij të mira ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Sipas raporteve nga “Fussballtransfers” Xhaka tani ka një klauzolë prej 30 milionë euro, transmeton Koha.net. Për shërbimet e tij interesim ka shprehur edhe skuadra e Barcelonës.
Në vitin 2012 ishte transferuar nga Baseli në me Borussia Monchengladbach për 9 milionë euro, por me paraqitjet e tij, ai ka arritur që të bëhet edhe kapiten i Gladbachut në këtë sezon.
Përkundër interesimit nga skuadrat e mëdha, Xhaka ka insistuar se është i lumtur te klubi gjerman dhe nuk është i shqetësuar për të ardhmen.
“Jam i lumtur në Gladbach dhe asnjëherë nuk shikoj shumë larg drejt të ardhmes. Prandaj nuk jam i shqetësuar se çka do të ndodh në verën e ardhshme”, ka thënë Xhaka.
Monday, 02 November 2015 16:18