Lothar Matthaus ka bërë të ditur se Guardiola ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin, teka duke ti habitur për këtë veprim të spanjollit
Legjenda gjermane, Lothar Matthaus, ka mbetur i habitur me veprimin e trajnerit Pep Guardiola, për mos rinovimin e kontratës me kampionët gjerman.
“Ku mund ta ketë me mirë Guardiola se te Bayerni?”, ka thënë fituesi i Kupës së Botës. Bayerni nuk ka qenë kurrë më parë më dominues sikur tani. Ata kanë arritur një nivel të lartë si gjigantët Real Madrid e Barcelona. Sidoqoftë liga angleze është e jashtëzakonshme, andaj Guardiola mund të mendoj për këtë gjë. Drejtuesit e Bayernit, po përgatiten për largimin e tij”, është shprehur Matheus
Monday, 02 November 2015 22:28