Jose Mourinho është njeriu i duhur për ta shpëtuar Chelsean nga kjo situatë që është krijuar, kështu thotë Jose Angel Crespo
Skuadra e Jose Mourinhos nuk e ka nisur mirë edicionin e ri, ata gjenden në pozitën e 15 në Premierligë me vetëm 11 pikë pas njëmbëdhjetë xhirove, derisa zërat për shkarkimin e Mourinhos janë shtuar pas humbjes prej 3:1 ndaj Liverpoolit.
“Tifozët e Chelseat e duan atë. Kur ata luajtën kundër nesh, tifozët brohorisnin pa ndërprerë emrin e tij. Është normale që gazetarët ta kritikojnë Mourinhon për këto rezultate të dobëta, por fansat dhe klubi kanë besim në të. Ata kanë lojtar të shkëlqyer, të njëjtit që fituan titullin edicionin e kaluar, andaj besoi se Mourinho do të përgjigjet shumë shpejt me rezultate pozitive”, ka thënë lojtari i Aston Villas për Goal.com.
Monday, 02 November 2015 20:25