Lorik Cana është sulmuar nga një mbështetës i Nantes, pas ndeshjes me Marseille.
Lorik Cana është përshëndetur me tifozët ‘Ultras’, të Marseilles pas ndeshjes, ndërsa kjo gjë nuk i ka pëlqyer një tifozi të klubit Nantes.
Tifozi nuk e duroi faktin që Cana po brohoritej nga përkrahësit e Marseilles ani pse luante për Nantes dhe për këtë arsye filloi ta ofendonte futbollistin shqiptar, njofton L’Equipe
Cana ka tentuar t’i afrohet individit në fjalë për t’ia sqaruar situatën, mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i forcave të sigurisë të cilat kanë ndërhyrë duke e larguar tifozin nga stadiumi dhe evituar përplasjen, përcjell Shqipmedia.
Monday, 02 November 2015 12:05