Cristinao Ronaldo ëshet golashënuesi i tretë në histori të La Ligës.
Ylli i Real Madridit vazhdon të shkruaj histori në kampionatin spanjoll, pasi me golin e djeshëm kundër Las Palmas arrtiti në kuotën e 234 golave në La Liga duke barazuar kështu Hugo Sanchezin.
Ronaldo tashmë përpara ka vetëm Leo Messin me 289 gola dhe Telmo Zarran me 268 gola.
Por, marrë parasysh se për sa edicione i ka shënuar Ronaldo këto gola, atëherë përqindja e tij është më e mira në histori të La Ligas.
Ai shënon 1.1 gola për ndeshje, duke lënë mbrapa Messin dhe Zarran me nga 0.9. Hugo Sanchez është i katërti me 0.6, ndërsa Raul e plotëson top pesëshen me 0.4 gola për ndeshje.
Sunday, 01 November 2015 09:27