Arsenal ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të talentuar të Anderlechtit, Aaron Leya Iseka.
Besnik Hasi mund t’i dalë në ndihmë Arsenalit.
Klubi londinez ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të talentuar të Anderlechtit, Aaron Leya Iseka, futbollist i ekipit të drejtuar nga Hasi, raportojnë mediat belge.
“Voetbalnieuës”, ka bërë të ditur se Iseka pëlqehet nga menaxheri i “Gunners”, Arsene Wenger, dhe mund të transferohet në Emirates, përcjell “Lajmi.net”.
Wenger shquhet si trajner i cili transferon talentë dhe i zhvillon ata në futbollistë të kalibrit botëror.
Saturday, 31 October 2015 12:04