Në prag të takimit kundër Chelseat në fundjavë, Jurgen Klopp ka ngacmuar homologun e tij Jose Mourinhon, duke thënë se “ai është shumë i mirë me ju vetëm nëse nuk jeni refer”, dhe në të njëjtën kohë ka treguar respektin e madh që ka ndaj tij.
Jose Mourinho në këtë sezon ka kritikuar mjaft shumë gjyqtarët në Premier Ligë, duke vënë në dyshim vendimet e tyre, shkruan Goal.
“Kam respekt të madh për punën e tij. Nëse nuk jeni një refer ose gazetar, ai mund të jetë shumë i mirë me ju”, ka bërë shaka trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp gjatë konferencës për shtyp, transmeton Koha.net.
Ndërsa për përballjen kundër Chelseat ka thënë se është një përballje e madhe, por se është i mësuar me ndeshjet e mëdha.
“Është një ndeshje e madhe, por jam në këtë punë qe 15 vjet dhe kam pasur shumë ndeshje të mëdha. Është një ndeshje që mund ta fitojmë, si shumë të tjera, dhe kjo është ajo që unë mendoj”, ka thënë Klopp.
Friday, 30 October 2015 22:23