Ka kohë që po flitet për një rikthim të mundshëm të Alexandre Patos në Evropë
Ish sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, mund të rikthehet në Evropë, por jo te MIlani.
Sipas raporteve nga “Sport.es” thuhet se sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez qe një kohë të gjatë është duke e shikuar nga afër zhvillimin e Patos në Sao Paolo të Brazilit.
Pato është një nga emrat e dëshiruar për përforcimin e fazës së sulmit për katalunasit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në këtë vit Pato është duke kaluar në një formë mjaft të mirë në Sao Paolo, duke pasur një mesatare prej 0.5 golave për ndeshje (24 gola në 47 ndeshje).
Friday, 30 October 2015 16:33