Trajneri do t’i shohë në veprim, Manaj dhe Rashica do të luajnë ndeshje zyrtare në nëntor për U-21
Manaj – De Biazi i konfirmoi personalisht lojtarit që në takimin e javës së kaluar se do të grumbullohej për sfidat miqësore të nëntorit
Rei ManajRei Manaj dhe Milot Rashica do të jenë dy risitë e trajnerit Xhani De Biazi për ndeshjet miqësore të nëntorit. Edhe pse nuk është finalizuar ende përfundimisht miqësorja me Finlandën, siguria e zhvillimit të një takimi me Kosovën në muajin e ardhshëm ka bindur trajnerin që të hartojë që tani listën e kuqezinjve për takimet e radhës.
De Biasi do të shfrytëzojë këtë mundësi që i jepet për të parë nga afër dy prej futbollistëve të cilët ai i vlerëson si me shumë perspektivë dhe të cilët kanë shanse reale për t’u bërë pjesë e grupit të 23 lojtarëve që do të marrin pjesë në Euro 2016.
Kalimi i Manajt tek ekipi i parë i Interit, ku stërvitet përkrah emrave të njohur të futbollit botëror, si dhe aktivizimi i tij herë pas here me zikaltërit ka bërë që De Biasi t’i kushtojë shumë vëmendje këtij talenti të ri. Ai ia ka treguar që në javën e kaluar lojtarit dëshirën që kishte për ta grumbulluar në takimet e nëntorit, ndërsa Manaj i ka premtuar impenjim maksimal në klub, për të qenë në formën më të mirë në momentin kur do të rreshtohet përkrah lojtarëve të cilët siguruan kualifikimin historik në Euro 2016, shkruan Gazeta Shqip.
Por, De Biasin po e tërheq gjithnjë e më shumë paraqitja në këtë edicion e Milot Rashicës, një futbollist i cili po krijon emër në kampionatin holandez me fanellën e Viteshe. Trajneri ka ndjekur nëpërmjet televizorit disa paraqitje të tij, megjithatë, për të kuptuar më mirë potencialin e mesfushorit ofensiv, do ta grumbullojë edhe atë në nëntor për ta pasur në mbikëqyrje në stërvitje. Si Manaj, ashtu edhe Rashica ishin në planet e përfaqësueses U-21 për ndeshjet zyrtare që ajo luan kundër Portugalisë dhe Lihtenshtajnit në nëntor. Por në FSHF, prioritet ka gjithmonë kombëtarja e madhe, ndaj të dy do t’i bashkohen ekipit të De Biazit.
Trajneri dëshiron që në këto sfida të ftojë edhe dy futbollistë të tjerë të perspektivës, sulmuesit Albian Ajeti dhe Shani Tarashaj, të cilët në të kaluarën kanë veshur fanellën e përfaqësueseve zvicerane të moshave.
I pari, vëllai i mbrojtësit Arlind Ajeti, pritet të kthejë një përgjigje pozitive, ndërsa më e veçantë është situata e Tarashajt. Ky i fundit është regjistruar në shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Zvicër dhe për disa javë do të jetë i detyruar të qëndrojë larg fushave të lojës, duke humbur mundësinë për të veshur fanellën kuqezi.
Friday, 30 October 2015 16:02