Jose Semedo, anëtari i Sheffield Wednesday, ka thënë se Cristiano Ronaldo dëshiron të rikthehet në Premierligës.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dëshiron të rikthehet në Premierligës. Kështu thotë mesfushori i Sheffield Wednesday, Jose Semedo, i cili kishte luajtur me portugezin në Sporting Lisbonë.
Kohëve të fundit kanë qarkulluar zëra se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Manchester United
“Ai është shumë i lumtur në Real Madrid. Por ai e do futbollin anglez, dhe unë mendoj se Ronaldo do të rikthehet në Angli”, ka deklaruar Semedo.
Ronaldo bëri 292 paraqitje në të gjitha garat për Manchester United. Ai u transferua në Real Madrid në vititn 2009 për 94 milion euro.
Thursday, 29 October 2015 18:30