Mino Raiola, menaxheri i Zlatan Ibrahimovicit, nuk e ka përjashtuar mundësin që sulmuesi suedez të përfundoj karrierën në Paris Saint-Germain
Zlatan Ibrahimovic mund ta përfundoj karrierën te Paris Saint-Germain. Kështu ka thënë menaxheri i sulmuesit të Suedisë, Mino Raiola.
Këto komente menaxheri i famshëm italian i ka bërë pas spekulimeve se ish sulmuesi i Interit, Juventusit dhe Milanit karrierën do ta vazhdoj në Miami në Amerikë.
“Ka shumë klube që janë duke e kërkuar Ibran. Por, tani për tani ne nuk po merremi me ta. Ai ka një kontratë me PSG dhe ne nuk pajtohem me çdo klub tjetër.”, ka deklaruar Raiola.
“Ka klube që duan ibran sepse është një sulmues i madh. Por, kjo nuk do të thotë se ai nuk do të qëndrojë në PSG. Do të mbetem këtë sezon, dhe ndoshta edhe më shumë.”, ka theksuar ai.
Thursday, 29 October 2015 10:04